Habit Hoxhaj: Ka këngëtarë që marrin edhe 300 mijë lekë në dasëm
E ftuar në edicionin “Ora Verore” në RTV Ora, këngëtarja Rezarta Hoxhaj, është shprehur se ka artistë që marrin edhe 300 mijë lekë të vjetra në dasëm.
Sipas saj shumë artistë nuk marrin shumën që pretendojnë të tjerët dhe sipas saj shumën 3, 5 apo 7 mijë euro, janë të rrallë ato artistë që e marrin.
Hoxhaj thotë se kjo vjen për shkak se tregu është zgjeruar shumë.
"Ka shumë këngëtarë që marrin atë rrogën 300 mijë lekëshe që ju pretendoni që marrin nga 3 mijë, 5 mijë apo 7 mijë. Janë shumë të rrallë ato kokrra që marrin kaq lekë. Këtë ta keni të qartë. Në një dasmë mund të marrësh edhe 300 mijë lekë. Dhe çfarë mund të bëjë një këngëtarë me kaq lekë. Mund të marrësh sepse kanë dalë shumë këngëtarë, tregu i zgjeruar shumë. Ka pasur po ka dhe llom dhe ky llomi ndot të gjithë pjesën tjt. Dhe kur flasë për llomin flitet edhe për këtë pjesën e pazareve të rëndomta që shkojnë sa për një kafe. Një që i thotë vetes artist nuk mund të shkojë kështu."
