Jo vetëm këngëtare, tani Zajmina Vasjari është një specialiste në Ujësjellës, zgjidh ankesat në Shijak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2021, 10:57
Nga 10 qershori 2021 Zaimina Vasjari nuk është vetëm këngëtare, por dhe specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.
Ora News disponon dokumentin e firmosur nga drejtori i Ujësjellësit Spartak Kovaçi i cili urdhëron emërimin e këngëtares si specialiste.
Po çfarë është specialiste e ZMK-së pranë sektorit Shijak?
Ata që emërohen në Zyrën Marëdhenies me Konsumatorin merret me zgjidhjen e kërkesë/ ankesave të qytetarëve konsumatorë dhe abonentë të Shijakut lidhur me shërbimet që ofrohen nga kompania, të drejta dhe detyrime që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Paga bruto e një punonjësi në këtë pozicion shkon në 62 mijë lekë të reja.
