Hoxhaj: Jeta ime është e ndarë në dy gjysma, ja kush është forca ime më e madhe
E ftuar në emisionin “Ora Verore” në RTV Ora, këngëtarja Rezarta Hoxhaj, ka folur në lidhje me jetën personale.
Ajo thotë se e ka ndarë jetën në dy gjysma, ku një pjesë ja kushton familjes dhe pjesën tjetër familjes. Më tej shton se shtysa më e madhe e saj është partneri i saj, me të cilin kanë 5 vite së bashku.
"E kam ndarë jetën time në dy gjysma, në një në përkushtim maksimal për familjen dhe një në përkushtim maksimal për artin sepse që ti mbash të dyja duhet shumë përkushtim, duhet shumë forcë. Besoj se ja kam dalë deri në këto momente dhe do ja dalë edhe në vazhdim. Unë jam e martuar, jetoj së bashku me të. Kam 5 vite më të. Është një suport i fshehtë, nuk duket në pamje të parë por është gjithë forca që më shtyn të ecë përpara. Uroj që të mos zhgënjehem sepse deri në këtë moment nuk e kam përjetuar në asnjë moment zhgënjimin. "

