Tetë ishujt grek që janë një hap para izolimit
Gjendja pandemike në shtetin helen, mesa duket nuk është sapak e mirë, me qindra turistë që frekuentojnë ishujt grek, teksa numri i rasteve me Covid-19 si varianti Delta janë në rritje.
Si rrjedhojë ekspertët grek paralajmërojnë bllokim të ishujve, si edhe përdorimin e makave në ambientet e jashtme.
Në të njëjtën kohë, presioni mbi sistemin shëndetësor është rritur në mënyrë të rrezikshme, një fakt që shqetëson shkencëtarët, shkruajnë mediet greke.
Ios dhe Mykonos një hap para bllokimit
Dy nga ishujt më të njohur, Mykonos dhe Ios janë një hap përpara një izolimit lokal , siç theksoi zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias. Mykonos dhe Ios janë vendosur nën mbikëqyrje të shtuar nga Komiteti Epidemiologjik.
Gjashtë ishujt tjerë që rrezikojnë të mbyllen janë:
Zante
Τinos
Lefkada
Santorini
Paros
Rodos
Siç njoftoi z. Hardalias, në këto gjashtë ishuj ka një rritje të rasteve më Covid-19. Për këtë arsye, ai bëri thirrje për respektimin e masave, pasi, siç theksoi , "çdo shpërndarje e mëtejshme do të çojë në mënyrë të pashmangshme në nevojën për masa lokale për të zvogëluar transmetueshmërinë".
Z. Hardalias u kërkoi autoriteteve lokale, vizitorëve dhe mekanizmave të kontrollit që të respektojnë me shumë kujdes masat e mbrojtjes personale dhe rregullat e funksionimit veçanërisht në zonat ë konsiderohen të kuqe, ndërsa njoftoi se kontrollet në këto zona do të vazhdojnë me ritme intensive dhe me forcimin e mekanizmave të kontrollit.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile vuri në dukje se "situata kërkon vëmendje dhe të dhënat epidemiologjike tregojnë qartë se virusi është ende mes nesh dhe prandaj është e nevojshme që të gjithë ne të vazhdojmë t'u përmbahemi masave dhe protokolleve sanitare, të cilat janë vija e parë e mbrojtjes kundër pandemisë ”.
Përse këshillohet përsëri mbajtja e maskës?
30 Korrik, 08:59

