Loriana Kuka eliminohet shpejt, Kosova e mbyll me dy medalje ari në Xhudo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2021, 08:15
Fatkeqësisht nuk do të ketë një tjetër medalje në xhudo për Kosovën. Aty ku dardanën shkëlqejnë dhe shkruan emrin në librat e historisë, mbyllet me vetëm dy medalje ari garimi në Olimpiadën e Tokyos.
Loriana Kuka ishte e fundit që konkuroi për Kosovën dhe nuk ka arritur të vazhdojë rrugën drejt medaljes së tretë olimpike për dardanën në Lojërat Olimpike.
Ajo u mund nga rusja Aleksandra Babintseva në raundin e dytë të kategorisë -78 kg, teksa dueli zgjati mbi gjashtë minuta dhe në fund nuk shkoi favor të saj.
Ekipi olimpik i xhudos e mbyll me Loriana Kukën garimin në Tokio 2020, me bilanc të jashtëzakonshëm, duke fituar dy medalje të arta me Distria Krasniqin e Nora Gjakovën.

