Daja: Nuk kemi çfarë të humbasim, duhet të bëjmë më të mirën ndaj Baselit
Partizani bëhet gati për ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Conference League ndaj Basel, ku do ta nisë ndeshjen me humbjen e parë 3-0. Shanset janë të pakta, për të mos thënë zero për të kuqtë teksa trajneri Ilir Daja e di që zviceranët janë ekip i forte dhe cilësor por që kërkon gjithmonë të bëjë më të mirën në fushë.
“Duhet të jemi me këmbë në tokë, ata kanë një ekip shumë cilësor edhe me traditë që nga viti 2000, ku marrin pjesë në kompeticione europiane dhe kanë marrë pjesë edhe në grupet e Champions League. Në ndeshjen e parë, kanë bërë një hap të madh. Ne do të futemi në fushë jo të dorëzuar, por që të paktën të bëjmë më të mirën e mundshme përballë tifozëve tanë. Shpresoj që nesër të jenë sa më shumë të pranishëm në stadium që ta ndjejmë suportin e tyre, që na ka munguar prej më shumë se një viti”.
Sa shanse ka Partizani që të bëjë mrekullinë, apo dhe minimumi ta fitojë ndeshjen?
“Ne jemi një ekip që jemi ndërtuar këtë merkato, sepse patëm shumë largime. Ne duhet të kemi parasysh se nëse do t’i lëmë shumë hapësira Bazelit, do të na ndëshkojnë, pasi janë një ekip me shumë kualitet. Ne e dimë që nuk kemi çfarë humbasim, por dhe hapësira nuk duhet të lëmë shumë. Ne do të futemi në fushë të ndërtojmë lojën tonë, që të jemi grup në të dy fazat e lojës. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë që të paktën këtu të bëjmë një paraqitje sa më e mirë të jetë e mundur”.
Do të presim afrime të tjera pas sfidës kundër Baselit?
“Ne punojmë në staf, do të ulemi direkt pas ndeshjes kundër Bazelit për të diskutuar strategjinë në vazhdim. Mendoj se aty do të merret vesh se çfarë rruge do të marrë pjesa e dytë e merkatos për ne”.
Sa të rëndësishme janë financat e përfituara nga pjesëmarrja në Conference League?
“Financat janë gjithmonë të rëndësishmepër një klub futbolli., dihet që shpenzimet janë të mëdha edhe për nivelin tone në Shqipëri. Pavarësisht se nuk më takon mua sepse unë drejtoj pjesën teknike të klubit, por rikuperimi financave do të thotë ë të ketë edhe vazhdimësi. Partizani mos jetë një Partizan vetëm sot për sot por të mendohet edhe për vitet e ardhshme. Një gur i forte në këtë vazhdimësiështë edhe qëndrueshmëria në financa. Ne kemi një president i cili nuk kursehet për ekipin por duhet të jemi me këmbë në tokë dhe këto të ardhura të jenë në atë nivel që ka produkt kampionati shqiptar”, përfundoi trajneri Daja në konferencën për shtyp.
