Kapet pas dy viteve 20 vjeçari që kreu marrëdhënie seksuale me 12 vjeçaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2021, 09:27
Një 20 vjeçar është arrestuar pasi do të kryejë dënimin për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur" me një të mitur 12 vjeçe.
Nga informacioni i policisë kjo vepër e rëndë penale është kryer në 2019.
“Klendi Xhura, 20 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur", pasi në vitin 2019 e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase të mitur 12 vjeçe” informoi sot policia e këtij qyteti.