Eros Grezda largohet nga Osijek për një aventurë të re në Hungari

Për Eros Grezdën, është transferimi i radhës. Lojtari me plot talent por që asnjëherë nuk arriti të shpërthente potencialin e tij në fushë me disa transferime kohët e fundit për disa arsye, do të nisë një aventurë të re në Hungari.

Mësohet se lojtari shqiptar i cili prej kohësh ka humbur edhe një vend në kombëtare, do të luajë me ekipin e Zalaegerszegi TE në Hungari, në përpjekjet për të fituar shkëlqimin e dikurshëm.

Kujtojmë që më shumë vitin e kaluar, Grezda ka qëndruar jashtë fushave për shkak të problemeve fizike madje edhe sjelljes jo të mirë te Osijek me këta të fundit që vendosën ta huazojnë pikërisht në kampionatin hungarez te ZTE.

Klubi ndërkohë po sot ka njoftuar edhe nje afrim te ri si ish futbollist ii famshëm, francezi William Gallas. Pas 7 vitesh pushim që pasi mbylli karrierën si futbollist, ish mbrojtësi nis atë të trajnerit pikërisht me ZTE por me ekipin e moshave u12 e u17.

Eros Grezda largohet nga Osijek për një aventurë të re

Ndoshta dhe për lojtarin shqiptar do të jetë trajneri i duhur i cili do të marrë më të mirën pasi talenti nuk i mungon aspak sulmuesit shqiptar.