Zyrtare, Michael Ngoo rikthehet në Superiore, sulmuesi firmos me Tiranën

Ndoshta pak me vonesë por më në fund Michael Ngoo rigjen Tiranën me të cilën doli kampione në sezonin 2019-2020. 28-vjeçari ishte një ndër pikat më të forta të Tiranës kampione që drejtohej nga ish trajneri Emmanuel Egbo ndërsa tani do të jetë nën urdhrat e Orges Shehit.

Trajneri i bardhebluve do të ketë një nga sulmet më të frikshme në Kategorinë Superiore pasi tani me dyshen Ngoo-Seferi golat janë të sigurtë në shtëpinë e ish kampionëve të Shqipërisë.

“Rikthehet Michael Ngoo! ????

Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore.

Mirëseerdhe në familjen tënde Michael!

????⚽️

#TironaDashni #Ngoo #champ100ns⚪️????”

 

Gjatë merkatos së dimrit u përfol për rikthimin e Ngoo, madje e kërkuan disa ekipe të tjera si Partizani, Vllaznia por asgjë nuk u konkretizua teksa dëshira e madhe e sulmuesit ishte vetëm Tirana.