Hetimet për ish-gjyqtaren, SPAK përfundon veprimet hetimore për Enkeleda Hoxhën
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe 9 të hetuarit e tjerë të dosjes së korrupsionit për lirimet nga burgjet dhe pritet që ti komunikojë akuzat zyrtare për tia përcjellë më pas dosjen Gjykatës së Posaçme.
Prokuroria pretendon se Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë të implikuar ne dosje, janë përfshirë në nje skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës.
Shumat monetare që jepeshin nga të burgosurit, nëpërmjet familjarëve të tyre shkonin deri në 12 mijë euro, ndërsa SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë.
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme janë renditur si prova një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që implikojnë të hetuarit, ndërsa vetë te akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues.
SPAK do të kërkojë gjykimin e dosjes për akuzat e "Korrupsionit pasiv" dhe "Korrupsionit aktiv" të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

