Kultivim kanabisi, arrestohet 60-vjeçari në kërkim, më herët ju ndaluan gruaja me djalin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2021, 09:18
Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia për kultivim kanabisi është vënë në prangat e policisë e Skraparit.
Në pranga ka rënë M. M, banues në fshatin Dobrenjë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi shërbimet e Policisë me 22 korrik gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe dy krehra me fishekë.
Për këtë ras me 23 korrikjanë arrestuar në flagrancë bashkëshortja e shtetasit M. M. dhe djali i tyre, shtetasi Q. M., si bashkëpunëtorë.

