Plagosi me thikë 47-vjeçarin në Elbasan, arrestohet i riu

Një 34-vjeçar në Elbasan është vënë në pranga për plagosjen me thikë  të një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 26 korrik, në lagjen "Emin Matraxhiu".

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 34 vjeç, kishte plagosur me thikë shtetasin A. K., 49 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.    

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G. V., 34 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.