"U ndjeva si James Bond!" 34-vjeçari e shndërron Land Rover-in në një 'nëndetëse 007' dhe zhytet në ujë për 15 sec
Një i ri i guximshëm i apasionuar pas sporteve ekstreme e shndërroi Land Rover-in e tij në një “nëndetëse ‘007’” para se ta ngiste nën ujë.
Nathan Gibbons, 34 vjeç, nga Chesterfield, Derbyshire, e shndërroi Range Rover Classic të vitit 1987 në një "amfib" për të sfiduar miqtë e tij Andrew Tuffs, 36 vjeç dhe Blake Capuano, 29 vjeç, të cilët u zhytën me motor në lumë në prill të këtij viti.
Gibbons ishte në gjendje ta zhyste makinën nën ujë dhe ta ngiste përmes një pellgu me thellësi më shumë se 2 metra në Mansfield, Nottinghamshire, për 15 sekonda.

Ai tha se ndihej si një James Bond edhe pse iu desh të mbajë frymën për 15 sekonda nën ujë.
“Në të vërtetë nuk ndihej sikur makina po lëvizte. M’u duk një kohë e gjatë kur je nën ujë. Për ato 15 sekonda ndihesh sikur je në makinën e James Bond. Është si një nëndetëse, por për shkak të dritareve, uji vjen aq shpejt sa jeni duke vozitur”, tha ai.