Bayerni mobilizohet për familjet e prekura nga përmbytjet, jep 1.1 mln Euro

Përmbytjet dhe pasojat e tmerrshme vijojnë të jenë fjala e parë në Gjermani. Edhe në një vend të zhvilluar si ai gjerman, pasojat janë të tmerrshme dhe shumë familje janë të pastresë. Me gjithë masat e qeverisë Merkel, ka një mobilizim total në të gjithë vendin dhe nuk mund të mungonte edhe ai i kampionëve të Bundesligës, Bayern Munchen.

Këtë të Premte, klubi bavarez njoftoi organizimin e ardhshëm të një ndeshje bamirësie kundër Schalke 04 që luajnë në Bundesliga II, përfitimet e së cilës, do t'u dhurohen familjeve më të prekura nga kjo tragjedi. Klubi bavarez tashmë ka planifikuar që shuma minimale prej 1.1 milion euro duhet të mblidhet nga kjo miqësore data e së cilës mbetet për t'u përcaktuar.

“Në një situatë kaq të tmerrshme, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Futbolli gjithashtu përjeton shumë solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore. Ne vetëm mund të mendojmë se çfarë kanë përjetuar njerëzit në zonat e prekura dhe vazhdojnë të përjetojnë. Gjithashtu duam t'i mbështesim ata”, than ë njoftimin e klubit Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munchen.

174 njerëz humbën jetën në katastrofën që goditi Gjermaninë në fillim të kësaj jave teksa mijëra familje kanë mbetur të pastrehë.