OBSH: Probabilitet i lartë për variante të reja dhe të rrezikshme të Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2021, 18:20
Komiteti i Emergjencave i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi sot, se ka një probabilitet të lartë për shfaqjen e varianteve të reja të Covid-19, ndoshta dhe më të rrezikshëm.
"Fundi i pandemisë është larg" shkruhet në njoftimin e OBSH-së.
"Ka probabilitet të lartë për shfaqjen e varianteve të reja më të rrezikshëm të Covid-19. Menaxhimi dhe kontrolli i varianteve të reja do jetë shumë më i vështirë se menaxhimi i varianteve aktuale", pohojnë specialistët e OBSH.
