Doza e tretë e vaksinës nuk rekomandohet për të sëmurët me kancer
Autoritetet izraelite kanë njoftuar se pacientët me kancer nuk përfshihen në listën e personave me sëmundje bashkëshoqëruese, që duhet të bëjnë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.
Javën e kaluar Izraeli filloi procesin e vaksinimit me dozën e tretë për personat me sistem imunitar të dobët, përfshirë dhe disa pacientë me kancer.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë u tërhoq nga vendimi i saj, duke thënë se pasi studiuan të dhënat e qindra pacientëve nga pavijonet e onkologjisë, "nuk rekomandohet të vaksinohen në këtë fazë të " për herë të tretë, personat e diagnostikuar me kancer.
Shteti izraelit nisi fushatën e vaksinimit në dhjetor të 2020, falë një marrëveshjeje me gjigantin farmaceutik Pfizer, që furnizoi vendin me miliona doza në këmbim të të dhënave për efektet e vaksinës që zhvilloi me BioNTech.
Dy laboratorët njoftuan më 8 korrik se duan të aplikojnë për leje, për dozën e tretë të vaksinës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.
Sidoqoftë, autoritetet evropiane thonë se është "ende herët" për të ditur nëse një dozë e re është me të vërtetë e nevojshme dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar për mundësinë e një dozë të tretë.
Mbi 100 mijë francezë protestojnë kundër vaksinave anti-Covid
19 Korrik, 07:44

