Rriten rastet e reja me koronavirus, 21 qytetarë rezultojnë pozitiv! Asnjë humbje jete nga Covid

21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID, nga 2451 testime të kryera në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Sakaq në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Rastet pozitive janë regjistruar  në këto bashki: 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2451

Testime totale 855,993
Raste pozitive 132,686
Raste të shëruara 130,074
Raste Aktive 156
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 62
Vlorë 17
Elbasan 14
Fier 14
Shkodër 13
Durrës 13
Lezhë 11
Korçë 5
Kukës 5
Gjirokastër 2