Asnjë humbje jete dhe 13 raste të reja nga Covid në 24 orët e fundit, kush janë 2 qarqet e vendit "free covid"
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistuar 13 raste të reja me Covid-19 nga 4051 testime të kryera.
Gjatë 24 orëve nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe 2 persona janë shëruar.
Rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.
Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Numri total i të shëruarve është 130,061 që nga fillimi i epidemisë.
Sipas statistikave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë Berati dhe Dibra rezultojnë 2 qarqet pa asnjë rast pozitiv.
Statistika (15 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4051
Testime totale 847,490
Raste pozitive 132,629
Raste të shëruara 130,061
Raste Aktive 112
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 48
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 10
Korçë 8
Shkodër 7
Durrës 7
Lezhë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2
