Vdekja e Vera Isakut/ Meta mesazh ngushëllimi: Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare

Presidenti Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtares dhe gazetares Vera Isaku, në moshën 66 vjeçare.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se Isaku ishte personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, autore e një sërë veprash të vlerësuara, qytetare dhe familjare model.

Postimi i plotë

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektuales aktive, Vera Isaku.

Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, autore e një sërë veprash të vlerësuara, qytetare dhe familjare model, kontributi i saj për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror e ka merituar nderimin dhe respektin e mbarë opinionit.

Duke ndarë dhembjen me familjen Isaku, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera.

Të prehet në paqe!

Ditën e sotme, u nda nga jeta pas një sëmundje të gjatë dhe të pashërueshme në moshën 66 vjeçare shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku.

E lindur ne Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinise së hershme , Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranes. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,​ ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.