Shirat musone në Indi, 18 viktima dhe dhjetëra të bllokuar nga përmbytjet
Të paktën 18 njerëz kanë humbur jetën në Indinë perëndimore, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm musone.
Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje. Të paktën katër persona kanë humbur jetën, pasi u shemb një ndërtesë në Mumbai, ndërkohë 14 tjerë vdiqën nga rrëshqitjet e dheut, njoftojnë autoritete lokale.
"Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë punën në zona të ndryshme në Satara, Raigad dhe Ratnagiri. Për shkak të shirave të mëdha dhe lumenjve të përmbytur, ne kemi vështirësi në transportimin e pajisjeve të nevojshme," tha një zyrtar qeveritar.
Part of #BhimaShankar temple has submerged due to excessive rainfall in pune district #Maharashtra pic.twitter.com/rN9wDjBxQh
— Megha Prasad (@MeghaSPrasad) July 22, 2021
Dhjetëra njerëz besohet të jenë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut në qytetet e Satara dhe Raigad, shtoi ai.
Qindra fshatra dhe dhjetëra qytete në zonat e prekura të Maharashtra nuk kanë energji elektrike ose ujë të pijshëm, tha një zyrtar tjetër shtetëror.
Gjatë sezonit të musoneve, i cili zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator, shumë njerëz humbin jetën dhe të tjerët detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre çdo vit në Azinë Jugore. Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe regjistrohet 70% e reshjeve në Indi, e cila është kritike për bujqësinë.
Monsoon rains wreak havoc in #Maharashtra; rivers overflow, normal lives affected. Watch this ground report by @pankajcreates. #ITVideo pic.twitter.com/YdhBdp5MsE
— IndiaToday (@IndiaToday) July 23, 2021