Video Virale/ Vdes nëna pasi shpëton foshnjën nga rrëshqitja e dheut

Një grua ka vdekur në Kinë, pasi sakrifikoi jetën për të shpëtuar të bijën nga rrëshqitjet e dheut nga përmbytjet që kanë pushtuar vendin ditët e fundit.

Ekipet e shpëtimit thonë  se foshnja  5 muashje kishte ndenjur nën rrënoja 24 orë dhe si për mrekulli ajo doli e gjallë, falë sakrificës së nënës.

Mësohet se nëna e kishte vendosur të bijën në një vend të lartë dhe të sigurt, për ta mbrojtur atë.

"Foshnja ishte vendosur në një vend të lartë e të sigurt nga nëna e saj", tha i afërmi i gruas fatkeqe.

Foshnja u dërgua në spital dhe gëzon shëndet të mirë, ndërkohë trupi i pajetë i nënës u gjet një ditë më vonë.  Ekipet e shpëtimit kanë thënë për Daily Mail, se trupi i gruas ishte gjetur në një pozicion ku dukej sikur po mbante diçka lartë.

Menjëherë pas publikimit video e shpëtimit së foshnjës u bë virale në rrjetet sociale.