Italia bën të detyrueshme çertifikatën e vaksinimit mbi 12 vjeç, gjobë 400-1000 euro pa Green Pass

Qeveria italiane e drejtuar nga kryeministri Mario Draghi ka firmosur draft ligjin e masave të reja anticovid i cili ka çuar në zgjatjen e gjëndjes së jashtëzakonshme shëndetësore deri më 31 dhjetor 2021.

Situata pandemike në Itali ka regjistruar gjatë muajve të fundit një rritje të numrit të personave të infektuar e analiza e ekspertëve të komitetit tekniko-shkencorë ka bindur ekzekutivin Draghi të ndryshoj kriteret e vlerësimit të rrezikut të infektimit në nivel kombëtar. 

Për të klasifikuar vendin në varësi të kurbës pandemike, në zona të bardha, të verdha, të portokallta e të kuqe, koeficienti i vlerësimit nuk do të jetë më numri i personave të infektuar por përqindja e të infektuarve që kërkojnë kurim spitalor e në terapi intesive.

Do të konsiderohet zona e bardhë, pra me rrezik infekimit mjaft të ulët, vetëm nëse numri i pacientëve Covid  të shtruar në terapi intesive është baraz o nën kuotën e 10% të shtretërve, e në regjim spitalor baraz o nën 15 %. 

Do të kalojnë në zonë të verdhë infektimi, pra në rrezik të ulët, territoriet ku numri i pacientëve Covid, në terapi intesive do të jetë mbi 10% të shtretërve e në regjim spitalor mbi 15%.

Zonë e portakalltë me rrezik të lartë infektimi do të konsiderohen territoret ku numri i apcientëve Covid në repartet e terapisë intesive do të jetë mbi 20% e mbi 30% në regjim spitalor, ndërsa në zonë të kuqe ku koeficint do të jetë mbi 30% në terapi intesive e mbi 40% në kurim spitalore.

Green Pass mbi 12 vjeç

 Një ndër masat më të rëndësishme të hartuar nga qeveria Draghi është detyrimi i përdorimit të Green Pass (pasaporta jeshile) në ambientet e mbyllura e të populluara.

Prej datës 6 gusht, për t'u ulur në ambiente të mbyllura në lokale e restorante, është e detyrueshme bar kodi në çertifikatën jeshile lëshuar nga Ministria italiane e Shëndetësisë, ndaj personave që kanë kryer vaksinimin anticovid. 

Green Pass do të jetë i detyrueshëm nga 12 vjeç e sipër.

Gjoba deri në 1000 euro

Pronari i lokalit do të gjobitet nga 400 deri në 1000 euro, në rast se pranon klientë që nuk kanë Green Pass-in shëndetësorë.

Kjo masë do të jetë e detyrueshme dhe në muze, kinema, teatro, panaire, pishina, palestra, konkurse publike, manifestime kulturore e sportive, salla lojërash, salla bastesh, qëndra termale, qëndra kultorore, panaire, konferenca, kongrese, salla bingo, parqe tematike etj.

Green pass mund të merret dhe pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës, e ka afat deri në datën e marrjes së dozës së dytë. 

Mund të merret me çertifikimin mjekësor se ke kaluar Covid e shërimin e ka afat kohor 6 muaj, apo nëse ke kryer tamponin të paktën 48 orë para se të hysh në ambient.

Disoktekat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbylluar, por për t'i ardhur ndihmë këtij sektori qeveria italiane ka aprovuar një paketë ekonomike baraz me 20 milionë euro.

Për evente sportive e kultorure, muze e teatro, përqindja e publikut të pranishëm në varësi të kapacitet makimal që mban ambienti, do të ketë si kriter koeficientin e infektimit i cili do të përcaktoj dhe ngjyrat e ndajres së territorit kobmëtar në zona, të bardha, të verdha, portokalli e të kuqe.

Gjatë konferencës për shtyp ku u prezantua kjo paketë e re masash, kryeministri italian Mario Draghi u kërkoj qytetarëve të vaksinohen.

"Kush bën thirrje për të mos u vaksinuar është një apel ndaj vdekjes ", tha ai.