Kërcënohej për shkak të punës, vritet gazetari në Meksikë
Gazetari Ricardo Lopez u vra të enjten (22/7) në veri të Meksikës. "Gazetari i InfoGuaymas, Ricardo Lopez u vra në Guimas. Një hetim është duke u zhvilluar", tha zyra e prokurorit në Sonora në Twitter.
Ricardo Lopez, 47 vjeç, ishte drejtori i faqes së lajmeve InfoGuaymas. Muajin e kaluar, ai zbuloi gjatë një konference për shtyp se po kërcënohej për shkak të punës së tij. "Shtypi në Guimas po punon nën kërcënim. Një ankesë u depozitua tek Prokurori i Përgjithshëm," tha ai në atë kohë.
Sipas medieve meksikane, përpara se të merrte drejtimin e InfoGuaymas, Ricardo Lopez kishte punuar për rrjetin Televisa në Sonora dhe në gazetat lokale.
Vrasja e tij erdhi gjashtë javë pasi reporteri Gustavo Sanchez u qëllua për vdekje nga njerëz të armatosur në mes të qershorit në shtetin jugor të Oaxaca. Në maj, gazetari Benjamin Morales u vra gjithashtu në Oaxaca.
Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në planet për gazetarët. Më shumë se njëqind janë vrarë që nga viti 2000, përfshirë tetë në vitin 2020.
Më shumë se 90% e krimeve të kryera nga punonjësit e medias kalojnë pa u vënë re dhe pa u ndëshkuar, sipas organizatave të lirisë së shtypit.
Parashikimi i motit, 23 Korrik 2021
22 Korrik, 22:10

