Lezhë, kultivon kanabis, prangoset 60-vjeçari, shkarkohet edhe kreu i njësisë administrative Ungrej

Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni policor është vënë në pranga 1 shtetas i moshës 60 vjeç.

Ndërkohë, në kërkim për shkak të kultivimit të kanabisit, është shkarkuar nga detyra kreu i njësisë administrative Ungrej në Lezhe Gëzim Kola.

Në vend të tij Bashkia Lezhë ka emëruar Agostin Zefin.

"Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në tokën në pronësi të tij, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi P. B., 60 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.'' - njofton policia.    

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".