Rama: Komisariatit Dixhital i shtohen 2 rubrika të reja, me një klik shihni reagimin e policisë ndaj ankeseve tuaja

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajm lidhur me Komisariatin e Ri Dixhital.

Ai bën me dije se është zgjeruar hapësira për veprim e qytetarëve, të cilët mund të monitorojnë edhe reagimin e Policisë së Shtetit për ankesat e tyre.

''Mirëmëngjes dhe me Komisariatin e Ri Dixhital, ku është zgjeruar hapësira për veprim e qytetarëve, të cilët ndër të tjera mund të monitorojnë edhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës a kërkesës së tyre, vetëm me një klik nga smartfoni ose kompjuteri, ju uroj një ditë të mbarë.'' - shkruan Rama.

Në aplikacion Policia e Shtetit ka shtuar një kategori në aplikacionin ku i jepet mundësi denoncuesit për dhunën në familje, që të komunikojë online me operatorin e sallës.

Po ashtu në aplikacion ëhstë shtuar edhe mundësia e "Krimit Mjedisor".