Bruno i Revolt: Kam bashkëpunuar me Melisën, ka zë fantastik

Këngëtari shqiptar, Bruno Revolt pohon në "Ora Verore" se ka bashkëpunuar në të kaluarën me Melisën, ish konkurrente e Për'puthen. Melisa ka qenë protagoniste në klipin "Shtojzovalle".

Bruno thotë se e ka dëgjuar Melisën të këndojë në të kaluarën, duke theksuar se ka një zë të shkëlqyer.

Revolt Bruno: Melisa në atë kohë ka qenë e vogël. Ka qenë pjesë e videoklipit "Shtojzovalle" . për aq kohë sa unë e kam njohur Melisën në studio, për mua ajo ka një zë të shkëlqyer. Mua më pëlqen. E mbaj mend që atëherë. Unë e mbaj men d në studio, se kur Melisa kishte provuar zërin dhe e kishte fantastik. I uroj sukses, sepse vërtetë e meriton.