Gazetari i bën presion këngëtarit: A të ngacmojnë nuset në dasma..
Këngëtari i muzikës popullore, Renato Jaho, teksa flet për eksperiencat që ka kaluar në dasmat shqiptare pohon se deri më sot nuk i ka ndodhur asnjë incident.
Pavarësisht insistimit të gazetarit, Renato shprehet se deri më sot nuk e ka ngacmuar asnjë nuse në dasma.
Ronaldo Sharka: A të kanë ngacmuar ndonjë nuse me vello ty, kështu si me stil?
Renato Jaho: Jo. Jam i sigurt se, nëse do më ngacmonin do të thotë që unë e kam provokuar vetë.
Ronaldo Sharka: Patjetër që njëri ngacmon i pari, kështu që mund të ketë qenë nusja ajo.
Renato Jaho: Jo mua nuk më ka ndodhur, të paktën deri më sot nuk më ka ndodhur. Te ato dasma që unë kam shkuar, kam rezervuar respekt të madh për familjarët, e çiftit, si për nusen dhe për dhëndrin, sepse unë shkoj te dasma e miqve.

