Trëndafili Blu / Loli Loka: Kënga më ka kushtuar sa një byrek 30 lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2021, 20:14
Loli Loka, autori i këngës "Trëndafili Blu" zbulon në emisionin "Ora Verore" sa para ka shpenzuar për realizimin e këngës "Trëndafili Blu" që është bërë hit . Loli thotë se kënga i ka kushtuar vetëm 300 lekë të vjetra.
Loli Loka: Më e bukura për atë këngë është se ka ecur me 300 lekë të vjetra. Sa një byrek më ka kushtuar ajo këngë.
Ronaldo Sharka: Pse kaq pak?
Loli Loka: E regjistrova zërin në studio bashkë me Frankon. Shkova në një qendër interneti, e bëra këngën me video tekst, i thashë sa lekë kushton zotërisë së internetit dhe më tha 300 lekë të vjetra për gjysmë ore dhe kënga u bë hit. Nuk pata asnjë lloj shpenzimi, sepse i kam bërë të gjitha me forcat e mia.

