E ngatërrojnë me Mandi Nishtullën, Aristi: Ndihem keq, Mandi duhet të largohet

Aristi teksa flet për këngët e tij, pohon se shumë e ngatërrojnë me këngëtarin e njohur Mandi Nishtulla. Ai tregon në emisionin "Ora Verore" se ndihet keq për këtë fakt.

Ronaldo Sharka: Çfarë e ke Mandi Nishtullën?

Aristi: Nuk e kam asgjë Mandin, ne jemi koleg. Por për çdo këngë që unë bëj më ngatërrojnë me Mandin. Ndihem pak keq për faktin, se më ngatërrojnë me Mandi Nishtullën. I bie të bëj operacion, të ndërroj zërin, që mos më ngatërrojnë me të.