"Sa t'kom dasht t'a bofsha..." - Loli Loka: Sot shahet edhe presidenti Amerikës...

Këngëtari Loli Loka ka folur në emisionin "Ora Verore" rreth komenteve negative që ka marrë për këngën "Sa t'kom dasht t'a bofsha..."

Ai thotë  se komentet pozitive janë më shumë se ato negativet dhe se sot të gjithë shahen, duke nënkuptuar se nuk i bëjnë përshtypje ofendimet.

Loli Loka: Përtej shakasë kënga tregon një realitet të hidhur, por që ka më shumë komente pozitive dhe like se sa komente negative. Sot shahen të gjithë, sot shahet edhe presidenti i Amerikës.