Alberta Kamenica pas largimit nga Anabel: Kam qenë në depresion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2021, 19:45
Alberta Kamenica është bërë e njohur për publikun shqiptar nga pjesëmarrja e saj në serialin e Anabelit "Love Likes Tirana". Ajo thotë në emisionin "Ora Verore" se gjatë Anabeli por edhe pas largimit nga atje ka kaluar në depresion.
Ronaldo Sharka: Si ndihesh që je një ish anabeliste dhe një ish hosteliste.
Alberta Kamenica: Më duket sikur nuk ka ndodhur kurrë, si kur ishte një ëndërr e madhe dhe u zgjova nga gjumi një ditë dhe jam një vajzë e rëndomtë sërish.
Ronaldo Sharka: Pse?
Alberta Kamenica: Nuk e di. Ashtu më duke jeta ime së fundmi. Nuk ka asnjë fjalë të fortë që mund t'i vendos nga pas. Më duket shumë e zakonshme. Jetë normale, e thjeshtë, e çiltër. Unë kam qenë në depresion gjithmonë dhe gjatë Anabelit edhe pas edhe para.
