Bashkëpunimi hit, Loli Loka: Frankon e kam gjetur në rrugë duke lypur

Trëndafili Blu ka qenë një ndër këngët hit të vitit 2014. Por çfarë po ndodh me jetën e dy këngëtarëve sot? Loli Loka thotë e ka njohur Frankon në rrugë duke lypur dhe se sot Franko ndodhet në Francë.

Loli Loka:Franko sot ndodhet në Francë. Është bërë goxha djalë. Në fillimet e veta Frankon e kam gjetur në rrugë, duke lypur. Nga rruga e mora në studio. Kishte një zë brilant. Edhe sot Franko është i vetmi, që dëgjohet jashtë shtetit. Po të shohësh komentet (në Youtube) ka shumë nga Turqia, Afanistani, India, nga kudo.