Tri shenjat më besnike të horoskopit që nuk tradhëtojnë kurrë
Në astrologji, pozicioni i Marsit dhe Venusit në tabelën tonë astrologjike na ndihmon të kuptojmë se si sillemi në marrëdhëniet ndërpersonale. Sigurisht, nëse i qëndrojmë besnikë partnerit tonë nuk varet vetëm nga ky fakt. Megjithatë, ekzistojnë tri shenja që konsiderohen më besnike se tjerat.
Demi
Kur një dem ndodhet në marrëdhënie, dëshiron që lidhja të zgjasë sa më shumë, duke e bërë atë besnik dhe shumë të durueshëm me partnerin. Demi pëlqen thjeshtësinë dhe stabilitetin në jetë.
Gaforrja
Gaforrja është "kryefamiljari" i zodiakut. Kërkon siguri në një marrëdhënie. Lëndohet dhe ofendohet lehtë, por lidhet emocionalisht aq shumë me partnerin, sa që mund ta lërë veten mënjanë vetëm e vetëm për të falënderuar atë.
Peshorja
Peshorja kërkon ekuilibër në jetë dhe nuk do të bënte asgjë për ta prishur atë. Ai/ajo e di se çfarë ju pëlqen dhe kurrë nuk harron ditëlindjet, përvjetorët dhe datat e rëndësishme./mariclaire.gr