"Çupa nga Vlora" Aurela Gaçe si asnjëherë më parë shfaqet me bashkëshortin në klipin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2021, 19:41
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe ka lancuar sot në orën 18:00 këngën e saj më të re me titull "Çupa nga Vlora".
Surpriza në klipin e ri të artistes është shfaqja bashkëshortit.
Për herë të parë Aurela Gaçe shfaqet me Skerdin në këngën e saj të te re. Në videoklip çifti duket më se i dashuruar me pamjet e xhiruara në bregdetin e Vlorës.
"Ju prezantoj me partnerin e videoklipit. Ai do te qendrojë sa me larg vëmendjes publike, por kësaj here iu dorëzua këngës së re qe ka PREMIEREN sot ora 18:00!", shkruan Aurela në Instagram.