Situata komike/ Vlonjati, Zef Begës: Shumë bukur këndoje, asgjë nuk mora vesh

Këngëtari i muzikës popullore veriore dhe biznesmen njëkohësisht, Zef Bega, rrëfen në emisionin "Ora Verore" një ndër situata më komike që ka përjetuar në koverte.
Bega thotë se një vlonjat e pëlqeu shumë muzikën e tij, por për shkak të dialektit ai nuk kuptoi asnjë fjalë nga kënga.

Zef Bega: Në një koncert në Greqi, isha me Petrit Lulon dhe këngëtarë tjerë nga jugu.
Më pyeti një person nga publiku se nga isha, i thashë nga Tropoja. E pyeta dhe unë se nga ishte dhe më tha; Nga Vlora jam. Shumë bukur po këndoje më tha. Asnjë fjalë nuk mora vesh (nuk kuptova).

Për të parë intervistën e plotë klikoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=IxC9Hoi_thI&list=PLu6RLnWKZKnZV9gp_uX5bFfE4SJH6G0N_&index=1