Habit aktori, Jackie Chan: Dua t'i bashkohem Partisë Komuniste të Kinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2021, 19:03
Aktori dhe producenti i njohur Jackie Chan ka deklaruar se dëshiron t'i bashkohet Partisë Komuniste të Kinës, shkruan gazeta "South China Morning Post", duke cituar deklaratat e bëra nga aktori gjatë një aktiviteti të organizuar nga Shoqata e Filmit Kinez.
"I kam zili pjesëtarët e Partisë Komuniste të Kinës. Besoj se Partia Komuniste Kineze është e mrekullueshme, sepse çdo gjë që ajo premton, e realizon me patjetër. Unë do të doja të bëhesha anëtar i PKK (Partisë Komuniste të Kinës)," ka thënë aktori sipas gazetës.

