Parada jo-konvencionale e modeles në Festivalin e Filmit në Kanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2021, 19:22
Pasi u shfaq në pasarelat e modës më të mëdha në Javën e Haute Couture në Paris, Tina Kunakey udhëtoi në Kanë për të marrë pjesë në shfaqjen e filmit Benedetta të Paul Verhoeven.

Modelja 24-vjeçare tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj, një fustan maksi (i gjatë) ngjyrë vjollcë me një rrip të kuq. Fustani ngjason më veshjet e murgeshave.

Stilimi i 24-vjeçares është ndikuar nga tematika e filmit, që i referohet një marrëdhënie të ndaluar midis dy murgeshave në një manastir toskan të shekullit të XVII-të.