Video/ Nëna detyrohet të hedhë foshnjën nga ndërtesa që po digjej për ta shpëtuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2021, 22:25
Një nënë në Durban, Afrika e Jugut, u detyrua të hidhte foshnjën e saj nga një ndërtesë së cilës i ishte vënë zjarri nga plaçkitësit.
Nëna dhe foshnja u ribashkuan me njëra-tjetrën pa lëndime pasi fqinjët i ndihmuan.
Afrika e Jugut është përfshirë nga trazirat që pas shkarkimit dhe dënimit me burg të Presidentit të vendit, Jacob Zuma. Të paktën 30 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e dhunës.
Fillimisht, gjithçka nisi në formën e protestave e më pas ato u kthyen në dhunë gjatë fundjavës, në formën e zjarreve, me bllokim të autostradave si dhe me plaçkitjen e bizneseve.
