Peshqit e artë rrezikojnë ekosistemin, autoritetet: Mos i lini në ujëra natyrale

Autoritetet në Minesota, SHBA, u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i hedhin peshqit që kanë në akuariumin e tyre në liqene, duke paralajmëruar se ata rriten më shumë se sa duhet kur janë në ujëra natyralë, duke shkaktuar probleme të mëdha në ekosistem.

Autoritete lokale publikuan fotot, që tregojnë peshqit e artë gjigantë, të cilët i kapën në liqen.

Autoritete paralajmërojnë se peshqit rrezikojnë të përkeqësojnë cilësinë e ujit, duke shkulur bimët.

"Mos i lini peshqit tuaj të artë në liqene", njoftojnë zyrtarët. Në Minesota, peshku i artë  nuk lejohet të lëshohet në ujëra natyrale. Në akuariume ata rriten deri në 5.1 cm.

Por kur ndodhen në ujëra natyralë peshqit e artë, rriten jashtëzakonisht shumë, duke dominuar speciet vendase.