Goditen nga rrufeja teksa po bënin "selfie" në shi, humbin jetën 16 persona në Indi
Të paktën 16 persona vdiqën dhe shumë të tjerë u plagosën nga një rrufe që goditi qytetin verior të Jaipur, Indi të dielën, 11 korrik.
Viktimat po bënin "selfie" në shi në majë të një kulle vrojtimi në Century Amer Fort, një atraksion i njohur turistik.
Rreth 27 njerëz ishin në kullë dhe murin e fortesës kur ndodhi incidenti, shkruan BBC.
Goditjet e rrufesë kanë vrarë mesatarisht 2,000 indianë që nga viti 2004.
Një oficer i lartë policie i tha medies se kulla ishte një vend i njohur në fortesë, duke shtuar se shumica e njerëzve midis të vdekurve ishin të rinj.
Kryeministri i shtetit, Ashok Gehlot, ka njoftuar 500,000 rupi (6,700 dollarë) si kompensim për familjet e atyre që kanë vdekur.
Sezoni i musoneve në Indi, i cili sheh shira të mëdha, zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator. Departamenti Indian Meteorologjik (IMD) ka thënë se vdekjet nga goditjet e rrufesë janë dyfishuar në vend që nga vitet 1960 – një nga arsyet që ata përmendën ishte kriza e klimës.
Të dhënat thonë se incidentet e rrufesë gjithashtu janë rritur me 30% -40% që nga fillimi deri në mes të viteve 1990. Në vitin 2018, shteti jugor indian i Andhra Pradesh regjistroi 36,749 goditje rrufeje në vetëm 13 orë.
Zyrtarët thonë se ato janë më të zakonshme në zonat me pak pemë, duke i bërë njerëzit të prekshëm nga goditja, raporton BBC.
