Përmbyset minibusi në Turqi, 12 viktima dhe 20 të plagosur
Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një minibus që mbante migrantë të paligjshëm u përplas në krahinën Van të Turqisë lindore ditën e sotme, 11 korrik.
Identiteti i të vrarëve në aksident nuk është bërë me dije.
Sipas autoriteteve, përplasja ndodhi në lagjen Muradiye të Van, ku automjeti mori flakë pasi u rrëzua në një hendek.
Midis të vdekurve ishin 11 migrantë dhe një person që ndihmoi në organizimin e transportit të tyre të paligjshëm, thanë autoritetet.
Të plagosurit u dërguan në spital dhe pronari i autobusit u ndalua, shtuan ata.
I ndodhur afër kufirit lindor të Turqisë me Iranin, qyteti Van është përdorur si një pikë kalimi për migrantët në udhëtimin e tyre të gjatë për të arritur në Evropë, me shumë prej tyre vijnë nga Afganistani.
Në korrik të vitit 2020, një anije që mbante deri në 60 migrantë u fundos në liqenin Van.
Ekipet mjekësore, zjarrfikësit, forcat e sigurisë si dhe personeli i urgjencës nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) u dërguan në vendin e ngjarjes.

