Video/ Gëlltiti qesen e marijuanës kur u ndalua nga policia, shoferit i mbeti droga në fyt, shpëtohet nga oficeri

Një oficer policie në Ohio i shpëtoi jetën një burri i cili dyshohej se po mbytej pasi u përpoq të gëlltiste një qese marijuanë, në momentin që patrulla e policisë e ndaloi për tejkalim shpejtësie.

Pamjet u postuan nga Ohio State Highway Patrol dhe tregojnë oficerin Charles Hoskin, i cili ndalon një makinë dhe i afrohet dritares së shoferit në Qarkun Portage.

"Ku po shkon me kaq nxitim?" dëgjohet Hoskin pasi iu afrua automjetit.

Nuk dihet se si apo nëse i dyshuari u përgjigj, por Hoskin mund të dëgjohet duke pyetur nëse është mirë.

"A mund të marrësh frymë?" i thotë Hoskin shoferit para se ta udhëzojë të dalë nga makina dhe ta pyesë përsëri nëse mund të marrë frymë.

Hoskin pastaj e çon burrin në anë të rrugës dhe fillon të kryejë manovrën "Heimlich" mbi të disa herë para se të shihet një objekt që del nga goja e shoferit dhe bie përtokë.

“Çfarë keni gëlltitur?”, e pyeti oficeri të dyshuarin, sipas pamjeve.

“Unë kisha një gram marijuanë, zotëri”, përgjigjet ai.

Departamenti publikoi pamjet në llogarinë e tij në Twitter, derisa iu bëri thirrje shoferëve të mos gëlltisin drogë kur ndalohen me makinë nga policia