Samiti botëror për Iranin e lirë, Rajavi kërkon ndjekje penale për presidentin e zgjedhur
Presidentja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të kërkojnë llogari ndaj presidentit të zgjedhur të Iranit për krimet kundër njerëzimit si dhe të mos lejojnë praninë e tij në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në Samitin tre ditor Botëror për Iranin e Lirë të mbajtur online, Presidentja Maryam Rajavi tha se Ebrahim Raisi është një prej autorëve të masakrës së 1988-ës ndaj 30 mijë të burgosurve politikë.
“Vullneti ynë dhe i popullit tonë mund të përmblidhet në këto tre fjalë: liri, demokraci, dhe barazi. Për sa i përket komunitetit ndërkombëtar, i kërkojmë që ta njohë përpjekjen e popullit iranian për ta përmbysur këtë regjim dhe t’i njohë këto tre koncepte. Duam të sjellim përpara drejtësisë liderin suprem të mullahëve, Ali Khamenei, presidentin e tij Ebrahim Raisi dhe zyrtarët e tjerë përgjegjës për masakrën e 1988-ës, me akuzën e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit. E nxisim Këshillin e Sigurimit të OKB që të bëjë të mundur ndjekjen penale ndërkombëtare të Raisi-t."
Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit deri në vitin 2021 tha se populli Iranit duhet të mbështetet me çdo mënyrë të mundshme në luftën e tij për një Iran më të lirë e më demokratik.
sinkron Diktatura fetare është në pikën më të brishtë të saj që nga viti 1979, dhe perspektiva e saj për mbijetesë po vihet në dyshim haptazi nga zyrtarë të brendshëm të regjimit dhe nga njerëzit e pakënaqur e liri-dashësit.
Në Samit-in online morën pjesë edhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Ministri i Diasporës Pandeli Majko ata u shprehën se mbështesin përpjekjet e tyre për një Iran demokratik e jo- bërthamor.
