Zgjedhjet presidenciale në Poloni, në sondazhe kryeson Donald Tusk
Donald Tusk kohët e fundit duket se është rikthyer fuqishëm në politikën e brendshme polake për të udhëhequr përsëri partinë kryesore të opozitës, “Platformën Qytetare”.
Nëse zgjedhjet për Presidentin e ri të Polonisë do të mbaheshin këtë të dielë, ish-kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Tusk, do të merrte 32 për qind të votave në raundin e parë.
Sipas një sondazhi të bërë publik nga e përditshmja “Super Express”, Jaroslaw Kaczynski, udhëheqësi i partisë në pushtet “Ligji dhe Drejtësi” do të merrte 26 për qind të votave.
Ndërsa, Szymon Holoënia, kreu i “Polska 2050”, një lëvizje konservatore relativisht e re, doli në vendin e tretë, me një mbështetje prej 24 për qind të të anketuarve.
Kreu i konfederatës së ekstremit të djathtë, Krzysztof Bosak, u rendit i katërti me 10 për qind mbështetje, i ndjekur nga Robert Biedron me pesë për qind.
Sondazhi u krye gjatë datave 6-7 korrik me 1 049 qytetarë.
