Fjalori banal, Gjeto Luca: Nuk i kuptoj ato që ndërrojnë 20 veshje në klip..

Këngëtari Gjeto Luca komenton në emisionin "Ora Verore" artistët e rinj shqiptar, duke thënë se, sot një pjesë prej tyre nuk i japin rëndësi tekstit dhe se i kushtojnë më shumë vëmendje klipit.

Gjeto Luca: Po dëgjoja një natë Aleksandër Gjokën, që thoshte se këngëtarët sot nuk  i japin rëndësi fare tekstit, duke i dhënë më tepër rëndësi klipit. Nuk e shoh të arsyeshme fare, që një këngëtar ose një këngëtare t'i ndërrojë rrobat  20 herë në klip. Muzika dhe teksti humbasin kur  këngëtarët apo këngëtaret ndërrojnë 20 veshje në klip, ose kur në klip shfaqen  shumë femra dhe balerina.

Për intervistën e plotë klikoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=wYZF-6RWsU4&list=PLu6RLnWKZKnZV9gp_uX5bFfE4SJH6G0N_&index=2