Gjeto Luca i zhgënjyer: Të gjithë fitojnë lekë, vetëm neve na kanë "paralizuar"

Ndonëse masat kufizuese të Covid-19 janë lehtësuar, muzika në club-e dhe restorante vijon të mbyllet në orën 22:00.

Këngëtari i muzikës popullore, Gjeto Luca, thotë për emisionin "Ora Verore" se çdo kush pa pasur mundësinë të fitojë para gjatë 2 viteve të fundit, përveç këngëtarëve.

Ai thotë se këngëtarët janë "paralizuar" totalisht nga masat kufizuese të pandemisë.

Gjeto Luca: Çdo kush e ka pasur shansin këto dy vite, që të fitojë lekë, neve na kanë paralizuar totalisht. Dhe ketë verë, unë e kam dëgjuar kryeministrin të thotë se çdo gjë do jetë e hapur, pasi na ka lodhur pandemia. Të  mbyllet muzika në orën 22:00  është e çuditshme. Unë për vete jam befasuar.

Për intervistën e plotë klikoni linkun https://www.youtube.com/watch?v=wYZF-6RWsU4&list=PLu6RLnWKZKnZV9gp_uX5bFfE4SJH6G0N_&index=2