Vajza gjeni, ia kalon edhe Einstein-it: Do krijoj byzylyk inteligjent për fëmijët autik
Adhara Pérez Sánchez është vajza 9-vjeçare me koeficientin e inteligjencës që arrin 162.
Sipas revistës "People" niveli i inteligjncës së vajzës tejkalon koeficientin e inteligjencës të Albert Einstein dhe Stephen Hawking, të cilët kanë arrijnë nivelet e zgjuarsisë në 160.
Vajza inteligjente ka mbaruar shkollën 9-vjeçare dhe për pak kohë merr dy diplomat e saj të para, njërën në inxhinieri industriale në matematikë dhe tjetrën në inxhinieri të sistemeve.
9-vjeçarja inteligjente është diagnostikuar me Sindromën Asperger, një çrregullim i zhvillimit që hyn në kategorinë e autizmit, që mund të shkaktojë vështirësi në ndërveprimet shoqërore.
Vogëlushja ka zbuluar për mediet e huaja se është bullizuar nga shokët e klasës në shkollë. Shumë nga 'ta e quanin vajzën "të çuditshme" dhe "të frikshme".
Nëna e vajzës tregon se 9-vjeçarja ra në depresion shumë të thellë për shkak të bullizmit nga shokët e klasës, shkruan Ora News.
E vetëdijshme për inteligjencën e pazakontë të vogëlushes, nëna e kuptoi se sistemi aktual arsimor nuk ishte i duhuri për vajzën e saj dhe kërkoi një zgjidhje tjetër për Pérez.
Kjo ishte një pikë kthese e rëndësishme për familjen pasi ata më pas arritën të zbulojnë koeficientin e lartë të inteligjencës së vajzës dhe të kërkojnë një mjedis arsimor, që i përshtatet aftësive të saj unike.
Si rezultat, Perez mbaroi shkollën fillore në moshën 5 vjeçare, nëntë vjeçaren në moshën 6 vjeç dhe gjimnazin në moshën 8-vjeçare.
Sipas KNSD, ajo aktualisht po ndjek studimet në një universitet në Meksikë, ku po studion inxhinierinë e sistemeve dhe matematikë.
Edhe pse është duke ndjekur 2 fakultete, Perez ka gjetur kohën për të shkruar një libër, ku rrëfen eksperiencat e saj, me titullin "Mos u dorëzo".

Inteligjentja 9-vjeçare është renditur në listën e Forbes të 100 grave më të fuqishme në Meksikë.
Ndërkohë, vogëlushja po punon gjithashtu për zhvillimin e një byzylyku të ri inteligjent, që do të ndihmojë fëmijët autik.
Sipas Vogue México, pajisja do të jetë në gjendje të monitorojë emocionet e fëmijëve me aftësi të veçanta, të parashikojë dhe parandalojë krizat dhe shpërthimet e tjera. "Unë do krijoj një byzylyk që mat emocionet e fëmijëve dhe më pas prindërit do të jenë në gjendje të shohin se si ndihen fëmijët e tyre nëpërmjet telefonit, tablet-it ose kompjuterit", shpjegoi 9 vjeçarja për revistën "Vogue".
View this post on Instagram