Arjon Luli: Serena gocë me Tradita, ja si më pret vjehrra
Serena Sula dhe Arjon Luli janë një ndër çiftet më të komentuara nga publiku shqiptar së fundmi, për shkak të deklaratave pikante dhe shfaqjeve ekstravagante në publik.
Arjon Luli, ish konkurrent i emisionit "Për'puthen", zbulon për "Ora Verore" se Serena, e dashura e tij është vajzë tradicionale, ajo përfaqëson traditat e veriut, shprehet ai.
Ronaldo Sharka: Arjoni dhe Serena, çifti më cool dhe më i përfolur për momentin. Nuk kishte si të mos intervistonim një vajzë lezhiane, meqë ndodhemi në Shengjin, apo jo Arjon?
Arjon Luli: Po Serena është lezhiane me tradita, lezhiane 100%.
Ronaldo Sharka: Ku qëndron ti kur vjen në Lezhë? Te shtëpia e Serenës?
Arjon Luli: Po, qëndroj te shtëpia e Serenës, por edhe në hotel, kam edhe gjyshërit këtu.
Ronaldo Sharka: Është bërë dhëndër i denjë? Çfarë thotë mami për Arjonin?
Arjon Luli: Gatuan pilaf, gatuan salçiçe.
Serena Sula: Mami është shumë e lumtur për Arjonin.
Për intervistën e plotë klikoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=Rgw7PKfLF8M


