Gjeto Luca: Ka 6 vite që Ingrid Gjoni nuk më le të bëj këngë vetëm...

Ingrit Gjoni dhe Gjeto Luca janë një dyshe artistike e dashur për publikun shqiptar. Dyshja ka realizuar projekte muzikore, që janë përqafuar nga publiku, siç është "Hajde Sonte". Por a do të ketë  bashkëpunim këtë vit me Ingrit Gjonin?

Këngëtari thotë në emisionin "Ora Verore" se aktualisht është duke punuar për një projekt solo, i cili do të dalë së shpejti dhe se bashkëpunimet me Ingrit Gjonin do vazhdojnë, pasi çdo projekt i tyre ka qenë i suksesshëm.

Ronaldo Sharka: Do të keni këtë vit bashkëpunim me Ingrit Gjonin?

Gjeto Luca: Këto ditë do nxjerr një këngë timen. U bënë 6 vite që Ingriti nuk më ka lënë radhë të bëj një këngë vetëm. Kënga ime e re është drejt përfundimit. Shumë shpejt do lancohet.

Normalisht që me Ingritin do vazhdojmë të punojmë bashkë, sepse kemi punuar mirë, këngët kanë pasur sukses.

Për intervistën e plotë klikoni linkun:https://www.youtube.com/watch?v=wYZF-6RWsU4&list=PLu6RLnWKZKnZV9gp_uX5bFfE4SJH6G0N_&index=2