Nënë për herë të parë, dedikimi plot humor i gazetares së Ora News për princeshën që solli në jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2021, 19:10
Pas një viti intensiv me ngjarje të zhurmshme politike, gazetarja e Ora News dhe Rtv Ora Fjorela Beleshi është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën e saj.
Në një dedikim të ndjerë dhe plot humor facebook një ditë pasi e solli në jetë, gazetarja ka ndarë një foto teksa e mban në krahë të voglën së bashku edhe me bashkëshortin e saj Ermalin.
"Babi erdha une! Kam nje plan! Do te marr gruan, do te ta zbraz portofolin, do te te le pa gjume dhe ti prape do te cmendesh pas meje! #Amoris"
Stafi i Ora News dhe Rtv Ora i uron jetë të gjatë princeshës së vogël, të rritet e lumtur pranë prindërve të saj.
